Paragllajd: Fanol Shala thyen rekord botëror

Paragllajdisti ynë, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbreslënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

Shala u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

“Ai pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të kombëtares së Kosovës: Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.

Go to TOP