Trump: `Iranit ia morëm bombën nga duart`

Presidenti amerikan Donald Trump përmes rrjetit social Truth, ka kritikuar ashpër kongresmenin Thomas Massie nga Kentucky dhe ka lavdëruar sulmin ushtarak të ushtrisë amerikane ndaj Iranit.

“Patëm një sukses ushtarak spektakolar dje, duke marrë ‘bombën’ drejtë nga duart e tyre (dhe ata do ta përdornin nëse do të mundeshin!)”, ka shkruar Trump. Ai gjithashtu ka kritikuar kongresmenin Thomas Massie nga Kentucky, duke thënë se ky i fundit është kundër këtij operacioni dhe voton “JO” në shumë raste.

“Kongresmeni Thomas Massie nga Kentucky nuk është MAGA, “Make America Great Again” (Bëj Amerikën të Madhe Përsëri), edhe pse i pëlqen të thotë se është. Në fakt, MAGA nuk e do atë, nuk e njeh dhe nuk e respekton. Ai është një forcë negative që pothuajse gjithmonë voton “JO,” pavarësisht se sa e mirë mund të jetë ndonjë gjë. Ai është një “showman” me mendësi të thjeshtë që mendon se është politikisht e mirë që Irani të ketë armë bërthamore në nivelin më të lartë, ndërkohë që në të njëjtën kohë bërtet “VDEKJE AMERIKËS” sa herë që mundet. Irani ka vrarë dhe plagosur mijëra amerikanë, madje ka pushtuar ambasadën ameri0kane në Teheran gjatë administratës Carter”,. ka shkruar Trump në Truthsocial.


Go to TOP