Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës `Tren de Aragua`

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se forcat amerikane kanë kryer një operacion ushtarak duke eliminuar Hector Guerrero Flores, i njohur si “Niño Guerrero”, lider dhe bashkëthemelues i bandës kriminale “Tren de Aragua”.

Sipas Trump, sulmi ishte “i shpejtë dhe vdekjeprurës” dhe u realizua nga Komanda Jugore e SHBA-së, në bashkëpunim me forcat e sigurisë së Venezuelës, raporton Reuters.

Ai e cilësoi këtë grup si “një nga organizatat terroriste më të përgjakshme në botë”.

“Tren de Aragua” është një rrjet kriminal ndërkombëtar me origjinë nga Venezuela, i përfshirë në rrëmbime, zhvatje, trafikim njerëzish dhe droge, si dhe akte të dhunshme në disa vende.

SHBA e ka shpallur këtë organizatë si organizatë terroriste të huaj që nga shkurti i vitit 2025, ndërsa ndaj Guerrero Flores ishte ofruar edhe shpërblim deri në 5 milionë dollarë për arrestimin e tij.

Go to TOP