​Katër pakistanezë pa dokumente gjenden në një automjet në Partesh

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të kontrabandimit me migrantë, i cili ka ndodhur në orët e para të së premtes në Partesh.

Sipas Policisë, më 12 qershor 2026, rreth orës 01:20, njësia policore ka ndaluar një automjet që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur katër persona me shtetësi pakistaneze, të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi.

Të katër personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP