Tristan Thompson nuk e harron ditëlindjen e Khloe Kardashian edhe pas ndarjes

Khloe Kardashian është përfolur shumë gjatë ditëve të fundit për ndarjen e saj nga Tristan Thompson.

Dyshja vendosën që të ndanin rrugët e tyre dhe shkak u bë tradhëtia nga ana e Tristan.

Ditën e djeshme, Khloe festoi ditëlindjen e saj të 37-të dhe urimet që mori nga miqtë dhe të afërmit ishin të shumta.

Ndonëse e ndarë nga partneri i saj, Thompson nuk harroi kurssesi që të uronte Khloen me rastin e ditëlindjes.

Ai ndau për ndjekësit në Instagram një dedikim romantik për ish-partneren e tij.

“OMG, Khloe Kardashian. Gëzuar Ditëlindjen! Ju seriozisht jeni personi magjik më i mahnitshëm që njoh!. “Ju keni zemrën më të madhe dhe kujdeseni për të gjithë rreth jush! Ju jeni mami dhe shoqja më e mirë për rrethin e vogël që mbani! Askënd nuk do të preferoja ta kisha pranë në këtë kohë të jetës sesa ti ! ”

Image
Go to TOP