Tre futbollistë të Marseilles sulmohen me armë nga hajnat

Tre futbollistë të Marseilles janë viktima të një tentative për vjedhje veture në orët e mëngjesit, derisa ata po ktheheshin pas fitores 2:1 si mysafir i Le Havre në xhiron e fundit të Ligue 1.

Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite, ishin viktimat që me veturat e tyre u nisën nga qendra stërvitore e klubit.

Të tre u vunë në shënjestër të kriminelëve që me sa duket synonin të vidhnin makinat e tyre, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Lojtarët e gjigantit francez u qëlluan teksa po iknin nga sulmuesit dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u plagos nga ky sulmi.

Po ashtu ata mund të konsiderohen me fat, pasi që në derën e shoferit të njërës veturë janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa veturat janë goditur në pjesën e pasme nga kriminelët.

Prokuroria e Marseilles ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Go to TOP