EKONOMI

‘Tiketat ngjitëse’ ‘Ngritët’ padi ndaj Lekajt, Abdixhikut dhe Abrashit

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, ditë më parë pezulloi marrëveshjen me kompaninë “Auto Control Kosova” për tiketa ngjitëse të automjeteve.

Kjo marrëveshje i obligonte qytetarët kosovarë të paguanin nga 5 euro për regjistrimin e automjeteve.

Për këtë marrëveshje kishte raportuar se pati shkelje, ekskluzivisht Syri.net Kosova.

Por ani se kjo marrëveshje u pezullua, është dikush që po paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës.

Ish-ministrat e MI-së Pal Lekaj, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi, duket se do përballen me gjykatat.

Kjo pasi koncersiumi gjermano-kosovar, (emër i njohur për redaksinë)  po paralajmëron padi pikërisht për çështjen e tiketave ngjitëse.

Ky koncersium, pretendon që nga viti 2012 deri në 2018, ka aplikuar disa herë për këtë kontratë, por e njëjta iu ishte refuzuar pa asnjë arsyetim.

Që nga viti 2012 deri 2018 kemi qenë në konkurrencë më të mirët edhe më të lirët, pro nuk na e kanë dhanë këtë projekt. Tash janë avokatët gjerman dhe kosovarë tu e shqyrtua mundësinë dhe do të ngrisim padi, thotë personi zyrtar nga koncersiomi në fjalë.

Ai tregon se janë ish-ministrat Lekaj, Abdixhiku e Abrashi ata që sipas tij do përballen me gjykatat.

“Kurrë përgjigje nuk kam marr nga ta” thotë ai, për arsyen se pse nuk e kanë fituar këtë kontratë.