Thaçi për Gjykatën Speciale: Ka diskurs të pastër serb

Analisti Jusuf Thaçi thotë se Gjykata Speciale ka diskurs të pastër serb.

“Është institucion politik, qartazi kundër UÇK’së, kundër reputacionit të UÇK’së dhe historisë tonë në përgjithësi dhe në fund të fundit po përdoret për çka edhe u nis, për diskualifikim politik, pra e njerëzve që kanë menduar se kjo është mënyra më e mirë për t’i diskualifikuar prej skenës politike njerëz që dikujt s’i kanë pëlqyer”, tha Thaçi.

“Duhet me gjet ndonjë termë tjetër të përshtatshëm për këtë institucion sepse nëse themi Gjykatë, e ofendojmë gjyqësinë, drejtësinë më po e po”, theksoi Thaçi.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

Go to TOP