VIDEO/ Ndeshjen e parë pas sulmit ushtarak të Rusisë, futbollistët ukrainas futen në fushë në një mënyrë specialt
Kombëtarja e Ukrainës, ka zbritur në fushë, për herë të parë që nga 24 shkurti i këtij viti, kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën, në një akt që u dënua nga e gjithë bota.
Ukrainasit janë duke u përballur me Skocinë, në një ndeshje tepër të rëndësishme ku varet kualifikimi për në Botëror. Hyrja në fushë e futbollistëve ukrainas u bë në mënyrë speciale, në këtë duel. Secili futbollist mbante mbi shpinë flamurin e Ukrainës. Një moment me të vërtet emocionues. Për më tepër shikoni pamjet:
