Tërmeti trondit shtetin europian, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ndodhi rreth mesditës të së shtunës, në orën 13:47 me kohën lokale, pranë Balingenit, regjionit të Baden-Wurttembergut në Gjermani, siç raportohet nga Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është lokalizuar në një thellësi të cekët prej 10 km.

Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës.

Nuk raportohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Go to TOP