Tërmet në Shqipëri

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka njoftuar se ka pasur dridhje të tokës të enjten në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Ndërsa, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, shkalla e dridhjes ishte 2.6 të Rihterit, ndërsa tërmeti është regjistruar në orën 08:56.

Kjo shkallë e dridhjes konsiderohet e vogël dhe pa dëme.

Shqipëria ka një histori jo të mirë me tërmetet. Një që shkaktoi dëme të mëdha materiale  kishte ndodhur më 26 nëntor të vitit 2019, kur një tërmet me 6.4 shkallë të Rihterit kishte shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe shkatërrimin e shumë objekteve.

Go to TOP