Tentoi ta sulmoj policin derisa ishte duke e kontrolluar, arrestohet i dyshyuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor i cili ishte duke e kontrolluar në trup.
Rasti ka ndodhur të enjten në orën 21:59 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke e kontrolluar në trup”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Comments