Temperaturat e larta, punëtorët rekomandohet të bartin kapele e syze
Hija sikur është një luks për Gani Dobratiqin, sa herë që punon në këtë kohë të vitit në arën e tij.
Ky ka nisur korrjeshirjen në ditët e nxehta të korrikut.
Puna në temperaturat e larta, thotë se s’përballohet lehtë, as kah shëndeti, por edhe prej gajleve tjera që vijnë në këtë kohë në atë që ky bënë, njofton Klan Kosova.
Piku i nxehtësisë, duke punuar këtë muaj e gjen edhe Shefqet Isufin, që po kërkon forma të ndryshme për t’i bërë ballë vapës.
