Temperaturat e larta, IHMK: Përdorni ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë e syze

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë.

Ky institut k a bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17.

IHMK-ja gjithashtu ka rekomanduar që të përdorët më shumë ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri.

“Të mos konsumojmë ushqime të ferguara, me shumë yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shumë ujë të thjeshtë, pemë dhe perime. Jemi në dritën e verdhë sa i perketë këtyre vlerave të larta të temperaurave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”.

“Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermereve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel per qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (serrnishtat), sepse përpos që shkatërrojne miljona organizma ,shkaktojn rritjen e temperatrave lokale, mund ta rrezikojne edhe pronën, gjithashtu lavrimi i ceket i parcelave me hamullor do të ushqejë tokën, sepse ruhen shum materje ushqyese per kulturat që do të mbjellen në vazhdimësi”.

“Sipas mundësive ,frekuentoni vendet me lartësi , pyjet , kodrinat , aty ku kemi më shum qarkullim të ajrit të freskët”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Go to TOP