Tejkalon autobusin në vijë të plotë, gjobitet nga Policia

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobën prej 200 eurosh, 2 pikëve negative dhe 3 muaj masën mbrojtëse të patentë shoferit ndaj ngasësit të automjetit i cili tejkalon autobusin në vijë të plotë.

Ngjarja kishte ndodhur dje paradite, teksa është dokumentuar nëpërmjet një videoinicizimi.

“Rreth orës 10:40 në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Gllarevë bënë tejkalim të autobusit në vijë të plotë”, thuhet në vendim.

Pala ka pranuar kundërvajtjen, teksa i është shqiptuar gjoba një ditë pas ngjarjes. /Kosova.info/


Go to TOP