Të paktën dy persona të vrarë nga të shtënat në një festë, 14 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në një të shtëna në një festë të organizuar për banorët e një lagje në qytetin e Memphis, Tenesi, tha policia lokale.

Tre nga të plagosurit u dërguan në spitale në gjendje kritike, ndërsa 11 persona u dërguan në spital me automjete private, tha policia e Memphisit në një postim në Platformën X.

Siç shtohet, festa është organizuar pa leje. 

Në ngjarjen e së shtunës mbrëma morën pjesë nga 200 deri në 300 persona, raporton Reuters.

Go to TOP