Të paktën 16 të vdekur , nga rrëzimi i një avioni

Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror dhe 16 trupa janë gjetur, thonë zyrtarët

Avioni i “Yeti Airlines” po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.

Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha një zëdhënës i linjës ajrore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ushtarët nepalezë janë përfshirë në shpëtim në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik.

Go to TOP