TË LUTEM DJALL MOS VDIS, SE DO MBETEM PA PUNË!
Shkruan: Ahmet ASANI
▪︎ Një ditë djalli ishte nisur herët në mëngjes të shkonte për t’marr pjesë në një Kuvend, që edhe ai ta jipte kontributin e tij prej djalli! Në të njejtën kohë edhe një hoxhê ishte nisur ta falte mëngjesin në xhami. Duke shpejtuar qe të arrinte i pari në ate Kuvend, djalli zë n’thua, bie në një gropë dhe e then këmbën! Nga që kishte gjakderdhje të madhe, nga frika se do te vdiste, filloi djalli të bërtiste e të kerkonte ndihmë! Për fat të djallit, aty pari kalon hoxha qe ishte nisur për në xhami dhe afrohet pranë gropës që të shihte kush ishte ai që kërkonte ndihmë!
▪︎ Nga që hoxha nuk kishte shumë kohë dhe ngutej, i thotë të panjohurit që të priste aty pa levizur, se do njoftonte dikë që t’vinin e ta dergonin në spital! Mos më le, i tha djalli, kam shumë gjakderdhje, do të vdes! Nëse nuk më dërgon në Spital, do t’ju tregoj gjithë njerëzve, se hoxha më la në gropë!
▪︎ Hoxha ishte i gatshëm ta linte të panjohurin në gropë, por u kthye nga që kishte frikë nga fjalët e botës! U këthye hoxha, ia zgjati dorën për ta nxjerr nga gropa te panjohurin, kur e shikoi ne sy, ju duk sikur e njihte prej diku!
▪︎ Shih, i tha hoxha te panjohurit, sikur të njoh unë ty, të kam pa ty diku?! Po i tha i panjohuri, si s’me njeh ti mua!? Unë jam djalli, jam bërë tebdil, jam nis për t’marr pjesë në një Kuvend! Te lutem hoxhë mos më le kështu, kam shumë gjakderdhje, do te vdes, e luste djalli hoxhën!
▪︎ Po vdis i tha hoxha! Ku të jetë ajo e mirë që të vdesësh dhe të lirohet njerëzimi prej teje! E la hoxha djallin në gropë dhe u nis rrugës! Prit, i bërtiti djalli, prit se e ke gabim! Nëse unë vdes, do vdes e keqja, nëse vdes e keqja, ti do mbetesh pa punë!
▪︎ U ndal per një çast hoxha, u mendua dhe e kuptoi se djalli po i thoshte të vërtetën! U këthye hoxha dhe e morri djallin që ishte para vdekjes, e hodhi mbi shpindë dhe u nis për në spital! Rrugës për në spital hoxha i lutej djallit: TË LUTEM DJALL MOS VDIS, SE DO MBETEM PA PUNË!
