Te Bayerni besojnë se Musiala do të nënshkruajë kontratë të re
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, mbetet i bindur se ylli i Gjermanisë, Jamal Musiala, do të vendosë në letër një marrëveshje të re afatgjate me klubin.
Duke folur me gazetarët, Eberl tha: “Unë jam shumë i sigurt për të përfunduar një marrëveshje të re për Jamal Musiala”.
“Jemi në bisedime, diçka po ndodh këtu dhe Jamal po e vëren gjithashtu. Ai duhet të bëhet fytyra e Bayernit, unë jam optimist nuk e kuptoj pse duhet të largohet nga klubi”, përfundoi ai.