Të armatosur futen në studion televizive gjatë transmetimit direkt, rrëmbejnë prezantuesit – dramë në Ekuador pas arratisjes së kreut të bandës së fuqishme

Një grup i personave të armatosur me armë të gjata janë futur në studiot e një televizioni në Ekuador gjatë transmetimit direkt, dhe kanë rrëmbyer prezantuesin, shkruan Washington Post.

Burrat që kishin mbuluar fytyrat u futën në televizionin TC në qytetin port Guayaquil, dhe filluan të bërtasin se kanë bomba derisa prapa kamerave dëgjoheshin britma dhe të shtëna armësh.

Ekuadori është goditur nga një sërë sulmesh dhe rrëmbimesh të disa policëve, pasi që qeveria ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme pas arratisjes nga burgu që kreut të bandës së fuqishme.

Policia njoftoi se katër policë janë rrëmbyer të hënën mbrëma dhe se janë duke u cilësuar si të zhdukur.

Agjentët kanë arritur të arrestojnë dy persona për posedim të lëndëve shpërthyese, si dhe nën dyshimin për të paktën një sulm në këtë vend të Amerikës së Jugut.

Qeveria e atjeshme nuk ka bërë të ditur sesa sulme janë regjistruar, por mediat lokale raportojnë për disa incidente, vetura të djegura në shumë qytete dhe para shtëpisë së kryeprokurorit.

Autoritetet e Ekuadorit kanë njoftuar se të dielën ishte arratisur Adolfo Masijas, kreu i bandës Los Coneros. Atë ditë është dashur të transferohej në një burg tjetër të sigurisë së lartë. 

Go to TOP