Nga ‘pagëzimi’ te finalja e Botërorit 2026, Messi kundër Yamal

Leo Messi dhe Lamine Yamal, gati të shkruajnë historinë. Këtë herë në një fushë futbolli. Nxënësi kundër mësuesit. Fati e deshi që ata të takohen sërish, si 19 vite më parë, por tashmë në një mënyrë tjetër.

Sulmuesi i ri spanjoll, në vitin 2007 është “pagëzuar” pikërisht nga “Pleshti”. E përditshmja spanjolle “Sport” vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me Unicef, në atë kohë sponsor i Barcelonës së Laportës. U organizua një fushatë rekrutimi për familjet që kishin kontaktuar organizatën ndërkombëtare për çështje asistence.

Mes tyre ishte edhe familja e Yamal, që jetonte në Rocafonda dhe u zgjodh me short për të qenë pjesë e kalendarit. Ky ishte kontakti i parë me botën kartalanase.

Falë babait të Yamal, në verën e 2024-ës, fotoja e Messi-t që i bënte banjo vogëlushit Lamine, u bë menjëherë virale. Sikur të bëhej fjalë për një kalim stafete në atë kohë, kur Messi duhej ende që të bëhej ai që u bë për Barcelonën.

Dihet, historia riciklohet dhe disa evente përsëriten me kalimin e viteve. Si ngjitja e Yamal në skenën ndërkombëtare, që kujton shumë atë të Messi-t. Finalja e Botërorit mund të jetë kalimi përfundimtar i stafetës.


Go to TOP