Të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit, deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit për kanosje me jetë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani jane deklaruara të pafajshëm në seancën e shqyrtimin fillestar.

Kurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot do të mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj tij.

Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar – tani të dëmtuarin A.K. – në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.


Go to TOP