Tashmë në rolin e deputetes, Arjan Konomin e ‘shqetëson’ vetëm një gjë për Ori Nebijajn

Ditën e djeshme (2 dhjetor) Ori Nebijaj i ka dhënë lamtumirën programit që moderonte “Për’puthen”, për të nisur një tjetër rrugëtim tashmë si deputete e Paralamentit Shqiptar.

Në puntatën e fundit ajo sigurisht nuk la pa bërë “qokat” e largimit ku falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Për këtë largim zyrtar tashmë të Orit edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Përputhen” i ka thënë dy fjalë dhe jo vetëm kaq.

Ai i ka qarë hallin moderatores se me kë do të merret në parlament në vazhdim.

“Ishte një përvojë e bukur të punoje me ty @ori_nebijaj. Shumë suksese në karrieren tënde të re! Jam i sigurt se ke për të qenë një zë i fortë në parlamentin tonë, në këtë politikë të mbrapshtë që ka nevojë për ty e për njerëz me ndershmerinë, kurajon dhe përgatitjen tënde dhe pse ta qaj hallin me kë do kesh të bësh,-ka shkruar Arjani.

Go to TOP