Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare

Kandidati për president i Koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se BDI nuk deshi të koordinohej për president shqiptar dhe manipuloi me vota joshqiptare.

“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP