Liverpool befasohet nga Everton

Liverpool ka bërë gabim të madh në synimin për t`u shpallur kampion në Premier League. 

Në ndeshjen e Javës së tridhjetë e katërt është mposhtur nga Everton, një skuadër që në këtë moment po lufton për mbijetesë. 

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Goodison Park” skuadra e drejtuar nga Sean Dyche ka fituar përballë ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp me rezultat 2-0. 

Në të dy pjesët e ndeshjes Everton e ka shënuar nga një gol. 

Në pjesën e parë ka qenë Branthwaite ai që ka realizuar në minutën e njëzet e shtatë, ndërsa në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e pesëdhjetë e tetë, Calvert-Lewin ka realizuar edhe golin e dytë, duke e vulosur fitoren. 

Aktualisht Arsenal kryeson tabelën me shtatëdhjetë e shtatë pikë. Liverpool ndodhet në vendin e dytë me shtatëdhjetë e katër pikë, ndërsa Manchester City zë vendin e tretë me shtatëdhjetë e tri pikë po me dy ndeshje më pak se Arsenal.

Go to TOP