Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se ky takim është realizuar me ftesë të të parit të PDK-së.

Temë e diskutimit në këtë takim, mësohet të jetë ndërtimi i ndonjë koalicioni potencial të opozitës për formim të qeverisë, nëse Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arrin të formojë qeverinë e re.

Për takimin Limaj – Krasniqi, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Endrit Shalën, koordinatorin për media në Nismën Socialdemokratike, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë për çështjen në fjalë.


Go to TOP