Takimet e opozitës me Kurtin për presidenti/en, Mehmetaj: Pse të fshehta? Pse të mos e dijë populli çka bisedohet?

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shtruar pyetjen se pse liderët e partive opozitare po zhvillojnë takime “konfidenciale” me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për çështjen e presidentit, duke insistuar që ato të jenë të hapura e publike.

“Pse nuk po bëka të di populli çka bisedohet,” pyeti Mehmetaj?

Postimi i plotë:

Sikur të isha një nga liderët e opozitës, gjëja e parë që do kërkoja në këto takimet me Albin Kurtin, do të ishte që ato të bëhen në prezencë të kamerave dhe para gazetarëve e rrjedhimisht publikut…

Pse duhet të mbahen këto takime në fshehtësi e në konfidencialitet?

Çka paska aty të bisedohet që nuk po bëka ta di populli?

Pse duhet ne të torturohemi nga interpretimet e tyre për takimin kur do të ishte mundësia që ta shohim takimin live?

Pse nuk e bëjnë këtë kërkesë liderët e opozitës?

Me një person si Albin Kurti që gënjen vazhdimisht për gjithçka, kushti i parë do të duhej të ishte takimi të jetë para kamerave.

Go to TOP