Tahiri thotë se seanca dështoi që të pamundësohet diskutimi për aferën “Zdravo”
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, tha se pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për atë që ai e ka quajtur aferën “Zdravo”.
Tahiri pohoi se krejt kjo po ndodh pasi pushteti nuk do të diskutojë për sanksionet e skandalet e tjera.
“Ju ishit prezentë edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku kërkuam debat për aferën ‘Zdravo’. Në atë mbledhje na u pamundësua që debati të ndodhte sot siç kërkuam për qartësi nga kryeministria e shefja e GP të LVV-së për komunikimin me Radojiçiqin”.
“E mbyllën këtë seancë për të na e pamundësuar që të flasim për aferën ‘Zdravo’. E dyta, që është shumë shqetësuese, është për abuzimet që janë duke ndodhur në Ministrinë e Rozeta Hajdarit. Si Grup Parlamentar do të vazhdojmë të kemi angazhim të vazhdueshëm që vendin ta dërgojmë në zgjedhje”.
“Kjo seancë qe u anulua sot mund të jetë edhe si rezultat i kërkesës së Radojiçiqit. Janë po këta njerëz qe po na e pamundësojnë të bisedojmë për sanksionet. Kjo tendencë e mbylljes në mënyrë kaq të turpshme të seancës është për shkak se nuk duan të flasin për sanksion”.https://zeri.info/inarticle.html
Seanca e Kuvendit u mbyll pa filluar fare punimet. Munguan deputetët e pushtetit, rrjedhimisht nuk kishte kuorum. Me këtë rast, Kuvendi edhe i mbylli punimet për sesionin pranveror.
