Tahiri: Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria e Kosovës veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Tahiri, thotë se ‘sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj’.

“Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, shkroi Tahiri.

“Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”.

Go to TOP