Tahiri kritikon Kurtin për mospjesëmarrje fizike në Samitin e Tiranës

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në deklarimin pas kryesisë së Kuvendit ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për mospjesëmarrje fizike në në Samitin e djeshëm në Tiranë.

Ai ka thënë mos pjesëmarrja në samitin mes Bashkimit Evropian-Ballkanit Perëndimor dëmton agjendën evropiane. Tutje e ka cilësuar si dëm për sigurinë e vendit dhe rajonit.

“Republika e Serbisë për 16 vite e ka luftuar prezencën e Kosovës si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e rajonit në të gjitha mekanizmat. Në anën tjetër ne vijmë në një ditë, ku vet kryeministri i Kosovës e vet përjashton vetën nga pjesëmarrja në këto forume. Serbia sot nuk ka nevojë që të angazhohet që Kosova mos të trajtohet barabartë me shtetet e rajonit”, ka deklaruar Tahiri.

Përtej deklarimeve për Samitin, Tahiri ka folur edhe për votimin e Komisionit Hetimor për vdekjen e Astrit Deharit në Kuvendin e Kosovës, teksa ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje për votimin e tij.

Go to TOP