Tabela e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 16-të

Ka përfunduar me sukses java e 16-të në BKT Superligën e Kosovës. 

Përballja më interesante e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit që përfundoi pa gola. 

Ballkani vazhdoi me kryesim në ligë, duke arritur të triumfojë në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal, 1-0. 

Prishtina fitoi me rezultat bindës ndaj Ulpianës 3-0, duke vazhduar ngritjen për në krye të tabelës. 

Fitore komode në këtë rreth mori edhe Malisheva ndaj Drenicës me rezultat 2-0, duke u larguar nga zona që shpijen në Ligën e Parë. 

Kjo javë u përmbyll me sfidën në mes të Dritës dhe Dukagjinit, me skuadrën nga Gjilanit që triumfoi me rezultat të thellë, 4-0. 

Go to TOP