Syla: LDK e dobët favorizon Vetëvendosjen, pyetja është kush kontrollon kryesinë pas rezultateve katastrofale
Analisti politik Donat Syla ka komentuar situatën aktuale në skenën politike të Kosovës duke vlerësuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Syla thekson se PDK-ja vazhdimisht po improvizon me lidershipin e saj, në pritje të kthimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit Kadri Veseli nga Gjykata e Hagës. Ai përgëzon dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të partisë, ndërsa nënvizon se Bedri Hamza ka humbur legjitimitetin pas dështimit dy herë për të sfiduar Albin Kurtin për postin e kryeministrit. Megjithatë, sipas Syla, nuk ka arsye që Hamza të japë dorëheqje pas ndryshimeve të fundit në lidership, pasi secili në PDK po pret rikthimin e krerëve të tij nga Haga.
Analisti ngre shqetësim për LDK-në duke theksuar se për publikun mbetet mister “dora e fshehtë” që kontrollon kryesinë e saj dhe që vazhdon të justifikojë dështimet pas dy rezultateve katastrofale elektorale. Ai thekson se Kosovës i duhet një LDK e fortë, jo një parti në rënie të lirë, pasi performanca aktuale vetëm i konvenon kundërshtarit më të madh të saj, Vetëvendosjes. Sipas Syla, Vetëvendosja është e vetmja që përfiton nga dobësia e LDK-së, ndërsa PDK-ja nuk përfiton nga kjo situatë.
Pyetja esenciale, sipas Syla, mbetet: kush qëndron pas kryesisë së LDK-së dhe e ka kurthuar kaq keq partinë? /Kosova.info/
