Syla kritikon mungesën e raportimit për protestën simbolike kundër shtrenjtimit të rrymës
Ish-udhëheqësi i informacionit në RTK, Donat Syla, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e mbulimit mediatik të një aksioni simbolik kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke e krahasuar me standardet e raportimit nga e kaluara.
Syla kujtoi kohën kur drejtonte informacionin në Televizionin Publik, rreth 12-13 vjet më parë, duke thënë se një ngjarje e tillë do të kishte shkaktuar reagime të shumta nga gazetarët, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e mbikëqyrjes mediatike.
“Sikur një aksion i tillë të mos pasqyrohej në lajmet qendrore atëherë, do të përballeshim me kritika të panumërta, nga brenda dhe jashtë institucionit,” tha ai.
Ai vuri në dukje se shumica e televizioneve sot nuk i dhanë hapësirë kësaj proteste duke sugjeruar se standardet e kritikes mediatike kanë ndryshuar ndjeshëm. /Kosova.info/
