Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin në luftimin e krimit të organizuar, teksa ka thënë se më nuk do të ketë mbështetje politike për grupet mafioze. do përmbledhur disa nga aktivitetet e policisë për javën që po lëmë pas.
“3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas. Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër. Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai tutje ka thënë se siguria e qytetarëve dhe e vendit mbetet qëllim kryesor dhe se “në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”.