Sulmet izraelite goditën objektet e lëshimit të raketave në Iran
Sulmet izraelite ndaj Iranit goditën sistemet e lëshimit të raketave tokë-tokë dhe infrastrukturën tjetër ushtarake, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë të dielën në mëngjes.
“Gjatë natës, në Iran u identifikuan dhe u goditën raketahedhës. Gjatë orës së kaluar, (Forcat Ajrore Izraelite) kryen një seri sulmesh shtesë në vendet e magazinimit dhe infrastrukturës së lëshimit të raketave në Iranin perëndimor”, thuhet në deklaratë.
Forcat Ajrore publikuan një video të asaj që i quajti sulme ndaj lansuesve të raketave, duke treguar shpërthime të mëdha dhe re tymi që ngriheshin më pas.
Sulmet e mëparshme izraelite goditën gjithashtu selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në Teheran, si dhe një depo nafte dhe një rezervuar karburanti pranë kryeqytetit.
Irani nuk ka publikuar ende asnjë informacion në lidhje me viktimat nga sulmet ajrore të Izraelit gjatë natës.
Forcat Ajrore Iraniane thanë më herët se kryen një valë sulmesh që goditën strukturat mbrojtëse në Teheran, gjatë natës deri të shtunën, shkruan CNN.
“Ne dëmtuam – dhe do të vazhdojmë të dëmtojmë – vendet strategjike dhe burimet e njohurive të armikut”, tha në atë kohë komandanti i Forcave Ajrore Izraelite, gjeneral gjenral Tomer Bar.
“Për herë të parë që nga fillimi i luftës, mbi 1.500 kilometra larg territorit izraelit, Forcat Ajrore Izraelite goditën grupet mbrojtëse në zonën e Teheranit.”
