Sulm në bazat e trupave amerikane në Irak dhe Siri

Një raketë e njohur si “Katyusha” ka goditur bazën ushtarake në Irak ku janë trupat amerikane, në aeroportin e Bagdadit, ndërsa në Siri tetë runde goditjesh zjarri u hodhën në bazën me pjesëtarë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Nuk u raportua për vdekje apo dëmtime nga sulmi në Irak. Sulmet filluan të hënën, në përvjetorin kur sulmet ajrore amerikane vranë gjeneralin iranian Qassim Soleimani në Bagdad, dy vjet më parë.

Sulmi në Siri goditi një bazë të udhëhequr nga SHBA-ja e të mbështetur nga Forcat Demokratike Siriane. Nuk pati të vdekur as aty, raporton AP.

Gjenerali John W. Brennan tha se sulmet e tilla paraqesin një kërcënim serioz për civilët.

Go to TOP