Suedezët krijojnë sistem për ruajtjen e mbetjeve bërthamore vdekjeprurëse  

Qeveria suedeze ka miratuar planin e kompanisë SKB për menaxhimin e karburantit bërthamor dhe mbetjeve, që nënkupton ndërtimin e një uzine për ruajtjen e karburantit  bërthamor të konsumuar dhe shumë radioaktiv, në një mënyrë të sigurt për 100 mijë vitet e ardhshme.

Plani është shumë i rëndësishëm pasi energjia bërthamore është një formë e fuqishme e energjisë që mundëson prodhimin e energjisë së pastër, megjithatë mbetjet e krijuara bërthamore janë të rrezikshme, gjë që shpesh edhe është arsyeja pse energjia bërthamore nuk është akoma e popullarizuar.

Është vlerësuar se ka rreth 370,000 tonelata karburant bërthamor të shpenzuar në objektet e magazinimit të përkohshëm në mbarë botën, dhe tani qeveria suedeze ka miratuar një plan me të cilin SBK-ja mund të ruajë në mënyrë të sigurt mbetjet radioaktive për 100.000 vitet e ardhshme.

“Është një vendim historik që kompania SKB, po mundëson të ruaj mbetjet bërthamore që i kanë formuar gjeneratat tona. Vendimi duhet pritur duar hapur, e tani synojmë implementimin e projektit më të dha suedez për mbrojtjen e ambientit”, tha drejtori i kompanisë SKB, Johan Dasht.

Projekti ambicioz i SKB-së po zhvillohet prej më shumë se 40 vite, e në të bashkëpunojnë ekspertë të universiteteve, hulumtues të instituteve suedeze dhe atyre në mbarë botën. Përveç kësaj, projekti i ri nënkupton edhe hapjen e 1.500 vendeve të punës. 

Go to TOP