Studim provokues: Personat mbipeshë janë më pak inteligjentë sesa ata me peshë normale?

Hulumtuesit e kishin matur BMI-në, matje zakonshme që përdoret për të përcaktuar se sa mbipeshë është një person, si dhe përqindjet e dhjamit në trup dhe i kanë krahasuar ato me ndryshimet ë strukturat e trurit dhe funksionin e trurit.

Udhëheqësi i këtij studimi, Chase Figley, kishte thënë se skanimet e trurit kishin qenë tejet të tërësishme. Ai thotë se i kishin mbuluar ndryshimet përgjatë tërë trurit, e gjithashtu “rrjetet specifike”. Në veçanti ai ishte interesuar në “rrjetin e spikatjes”, që ai e ka përshkruar si “ulëse të motivimit, vullnetit dhe aftësisë për t’i bërë ballë sfidave fizike dhe emocionale”.

Rezultatet kishin shfaqur se nuk kishte pasur dallime shumë të mëdha në termet e materies së bardhë mes njerëzve që kishin pasur peshë normale dhe atyre mbi peshë.

Sidoqoftë, njerëzit me BMI më të lartë kishin pasur dukshëm materie më të madhe të hirtë. Veç kësaj, shikimi i rrjeteve të veçanta, kishte zbuluar se aq më të rëndë dhe mbipeshë që ishin personat, aq më pak materie të bardhë kishin pasur në rrjetin e spikatjes.

Dy e treta e meshkujve dhe 57 për qind e grave në Britani janë të kategorizuar si persona me mbipeshë, gjë që e bën Britaninë me përqindjen më të lartë të njerëzve me mbipeshë.

Studimi është publikuar në revistën Frontiers in Neuroscience.

Go to TOP