Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë nënshkruar një marrëveshje tarifore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në një takim gjatë samitit të Grupit të Shtatë (G7).

Starmer e quan marrëveshjen një “shenjë të vërtetë force” midis kombeve, shkruan BBC.

Më parë, presidenti amerikan tha se përjashtimi i Presidentit rus Vladimir Putin nga grupi në vitin 2014, i quajtur atëherë G8, ishte një gabim.

Është mbledhja inauguruese për udhëheqësit botërorë dhe e para që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Në samit, Trump nuk ka ndërmend të nënshkruajë deklaratën e G7 mbi konfliktin Iran-Izrael, tha një zyrtar për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

Një draft i deklaratës së përbashkët përfshin thirrje për de-eskalim, gjuhë rreth monitorimit të Iranit dhe u kërkon të dyja palëve të mbrojnë civilët.

Duke përshëndetur anëtarët e G7, Carney tha se bota po pret prej tyre lidership dhe se ata janë në një “pikë kthese në histori”.


Go to TOP