Shaip Kamberi jep detaje për vizitën në SHBA, ka dy fjalë edhe për ‘sponsorin’ Albin Kurti
Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi,Shaip Kamberi ka dhënë detaje rreth vizitës në SHBA.
“Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres. Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server. Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema. Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.”, ka shkruar Kamberi.
Reciprocitetin e shohim si zgjidhje, potencon më tutje ai.
“Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Na pret punë e angazhim i pandalur. Falënderom për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do tē ishtë më modeste.Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndrruar edhe në kauzë të tij. Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.”, vijon më tej postimi i Shaip Kamberit.

