Drejtoresha e shkollës del me metër, për t’i matur saktësisht drutë

Drejtoresha e SHFMU në Kçiq nuk lëshon “pe”, me metër në dorë pranon vetëm dru bungu për shkollën.

Drejtoresha Ardita Brahimi, madje tregohet rigoroze edhe në llojin e drurit, duke pranuar vetëm llojin bung e assesi ahu apo shelje e as arre.


Postimi i plotë i drejtoreshës Brahimi:

Thojshin nuk guxon Kaqandollit me ja matë lëndët djegëse drutë

Edhe ky bukë po hanë,ujë po pin.

Direkt në pllac nga afër e kam përcjell ngarkimin e kamionit me lëndë djegëse dru bungu nuk toleroi dru ahu as shelnje as arre.

Më pastaj këto lëndë djegëse janë ardhë në shkollë.

Prap nga afër janë matë me metër origjinale e jo me metër Kinës.

Çdo gjë transparente, çdo gjë hallall.

Çdo gjë meritokraci.

Për shkollë e cilësi.

Go to TOP