ShBA, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar zotohen për të rritur “koston” ndaj Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar rritjen e kostos për Rusinë, për shkak të pushtimit “të paprovokuar dhe të paarsyetuar” ndaj Ukrainës, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, kanë diskutuar përmes video-lidhjes më 7 mars.

Liderët kanë “theksuar përkushtimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës ekonomike dhe humanitare në Ukrainë”, ka thënë Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Go to TOP