Spiropali pret Vjosa Osmanin në Shkodër për “Sofrën e Pavarësisë”
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të mirëpresë të enjten në Shkodër, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në ceremoninë “Sofra e Pavarësisë”, në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ngjarja festive do të zhvillohet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku në orën 18:00 Spiropali dhe Osmani do të mbajnë fjalët përshëndetëse.
Rreth orës 19:00, kryeparlamentarja dhe kreu i shtetit do t’i bashkohen Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në koncertin festiv të organizuar nga bashkia për këtë ditë simbolike.
Takimi i sotëm mes Spiropalit dhe Presidentes Osmani vjen pas një takimi të tyre të mëparshëm të zhvilluar në qershor, gjatë Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Prishtinë, ku diskutuan për integrimin evropian dhe rritjen e rolit ndërkombëtar të Kosovës.
