Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Spektakël hendbolli në Pejë, Rahoveci vazhdon me fitore

Besa Famgas e Rahoveci kanë ofruar spektakël hendbolli të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll është luajtur superderbi mes dy skuadrave aktualisht kryesore në vendin tonë.

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe shumë interesante nga fillimi e deri në fund. Të dy skuadrat kanë luajtur mbrojtje të fortë, ndërsa formë të lartë kanë shfaqur portierët, Arbër Curri e Arti Luzha te Rahoveci dhe Mursel Mehmeti te Besa Famgas.

Këtë superpërballje e fitoi Rahoveci me rezultat 29:27. Rahoveci për herë të dytë këtë edicion e ka mposhtur skuadrën pejane. Rahoveci tani është shkëputur në tabelë me 22 pikë. Ka vetëm fitore.

Besa mbetet e dyta me 16 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në pjesën e parë Besa Famgas krijoi epërsi deri në katër gola, 9:5. Por më pas “vreshtarët” u kthyen dhe deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë e barabartë. Deri në minutën e 50-të sërish vendasit ishin kryesisht para me një e dy gola.

Në minutën e 51-të, Rahoveci kaloi para me dy gola, 24:22. Besa Famgas barazoi në 24:24 e më pas kaloi në epërsi 25:24. Në minutën e 56-të për epërsinë 26:25 të Rahovecit shënoi pivoti Jeton Bislimi. Besa sërish barazoi në 26:26, ndërsa për 27:26 në të mirë të Rahovecit shënoi Mali Luzha. Curri më pas bëri pritje vendimtare, kurse Bislimi shënoi për 28:26 në minutën e 58-të.

Igor Chesliov shënoi golin e 27-të për Besën në minutën e 59-të, ndërsa në fund penallti për 29:27 shënoi Victor Alonso.

Alonso e Jon Muqolli ishin më efikasët te Rahoveci me nga gjashtë gola. Te Besa, Ajdin Smajlbegoviq i shënoi shtatë gola, ndërsa gjashtë i kishte Arbios Mushkolaj.

Ndeshja ishte thuajse e barabartë gjatë tërë kohës dhe të dy skuadrat kanë dëshmuar se do të zhvillojnë garë të fortë deri në fund të edicionit.

Të dielën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Kastrioti. Fitore shënoi skuadra ferizajas me rezultat 38:31.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave u luajt ndeshja Vëllaznimi – Prishtina, sfidë të cilën e fituan vashat prishtinas me rezultat 41:27. 

Go to TOP