Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi

“Kjo është qeveria më e mirë që Vuçiq mund ta bëjë. Këtu nuk ka asgjë të papritur, vlerëson në një intervistë për The Geopost Sead Spahoviq, avokat i shquar nga Beogradi, ish-mbrojtës publik republikan dhe ministër në qeverinë e parë pas 5 tetorit.

Ai shton se është anormale të pritet që radikalët ta formojnë një qeveri pro-evropiane.

“Ndoshta Angela Merkel mendoi se një gjë e tillë ishte e mundur”. Kjo qeveri mbështetet nga populli, thekson ai, “populli e do Rusinë, populli e do Putinin, populli e do Ratko Mlladiqin, është e njëjta histori dhe këtë e kam plotësisht të qartë”.

Kur bëhet fjalë për konfliktet e mundshme të armatosura në rajon, Spahoviq është i mendimit se Serbia nuk mund të bëjë asgjë me forcën ushtarake.

“Serbia nuk ka ushtri, ka armë, por nuk ka ushtarë dhe Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm. Kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre dhe serbët jo dhe ky është dallimi themelor dhe kjo është arsyeja pse nuk ka mundësi të ketë konflikt ushtarak”.

Kur është fjala për Kuvendin të cilin e ka paralajmëruar Vuçiq pas miratimit të pritshëm të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në OKB gjatë muajit, Spahoviq thekson se është ringjallja e një ideologjie që ekziston këtu në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme që nga Ilija Garashanini , përmes Stevan Moleviqit, te Dobrica Qosiq dhe Slobodan Millosheviq.

“Gjithçka që ka thënë Millosheviqi është aktuale sot, gjithçka që ai ka dashur është aktuale, të gjitha qëllimet që nuk janë arritur janë të rëndësishme sot, ai fitoi në politikë. Prandaj, populli është për të dhe ne duhet ta kuptojmë këtë për të ditur të orientohemi. Ajo histeri nacionaliste, burimi i asaj histerie është Republika Srpska”.

Go to TOP