Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave – Thirrje për barazi dhe mundësi të njëjta për çdo vajzë

Sot, më 11 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave, e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të promovuar të drejtat e vajzave dhe barazinë gjinore në të gjitha fushat e jetës.

Kjo ditë kujton se shumë vajza në mbarë botën ende përballen me sfida si diskriminimi, mungesa e arsimit dhe pabarazitë shoqërore, ndërsa kërkon veprime konkrete për fuqizimin e tyre.

Në Kosovë dhe vende të tjera po zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese që synojnë të theksojnë rëndësinë e edukimit, mbrojtjes dhe përfshirjes së vajzave në shoqëri.

Këtë vit, mesazhi i Kombeve të Bashkuara fokusohet te investimi në vajzat e reja si lidere të së ardhmes duke u dhënë mundësi të barabarta në arsim, inovacion dhe zhvillim.

Çdo vajzë ka të drejtë të ëndërrojë, të mësojë dhe të arrijë – pa kufizime. /Kosova.info/


Go to TOP