Sot protestë masive në Beograd

Protesta “15 për 15” në Beograd, e organizuar nga studentët e gjithë Serisë do të fillon zyrtarisht në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë.

Mijëra qytetarë të preton në mbrëmje kanë dalë në rrugët e Beogradit për t’i mirëpritur studentët në kryeqytetin e Serbisë nga qytete të ndryshme për protestën e madhe që është thirrur për sot.

Protestuesit në njoftimin e tyre thonë se sot më 15 mars do të shkruhet historia. Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka paralajmëruar për dhunë, si dhe ka kërcënuar me arrestime. Ai ka mobilizuar mbështetësit e tij për të ngritur një kamp në qendër të qytetit.


Go to TOP