Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot në mesnatë përfundon afati 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në përfundim të ditës së sotme, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës nëpërmjet platformës elektronike të KQZ-së apo postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.


Go to TOP