Sot në Superligë: Ballkani – Drenica, Gjilani – Malisheva

Superliga sot vazhdon me dy ndeshje interesante, ku Ballkani pret Drenicën, ndërsa Gjilani, Malishevën.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Në rast se Ballkani korr sot fitore, do ta marrë kryesimin në tabelë, duke e lënë Dritën mbrapa.

Gjilani është në vendin e tretë, me 13 pikë larg Dritës dhe Ballkanit, ndërsa Drenica dhe Malisheva gjenden në vendin e tetë dhe nëntë, respektivisht.

Go to TOP