Sot mot kryesisht i vranët

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.

Go to TOP